10:39, 18 Tetor 2017

Ndeshja e parë në NBA për sezonin 2017-2018 vuri përballë ish kolegët LeBron James dhe Kyrie Irving.

Ky i fundit që la ekipin Cleveland Cavaliers për tu bashkuar me Boston Celtics përjetoi humbjen e parë, pikërisht nga ish klubi.

Edhe pse Irving iku, Cleveland mendohet se nuk është dobësuar, pasi ka blerë basketbollist cilësorë si Derrick Rose, Dwyane Wade dhe Isaiah Thomas.

Me këta emra dhe në krye me mbretin James, Cleveland Cavaliers edhe sivjet është ndër favoritët kryesor për tu shpallur kampion, si dhe ekipi që pritet më së shumti ti bëjë rivalitet kampionit aktual, Golden State Warriors.

Cavaliers vendës fitoi me tri pikë dallim, 102-99.

Për fituesin më i miri ishte James me 29 pikë, kurse për humbësin Jalyen Brown kontribuoi me 25 sosh.

 

klankosova.tv

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë