12:47, 29 Qershor 2015

Me 1 korrik Lebron Jamesit do t’i skadojë kontrata prej 21.6 milionë dollarësh me Cleveland Cavaliers dhe do të jetë lojtari i lirë.

Ky veprim i cili pritej, shënon herën e tretë në këto gjashtë vitet e fundit që James do të jetë agjent i lirë pa kufizime. Këtë herë supozohet të ketë një përfundim tjetër, pasi James dëshiron të rishkruaj kontratë të re me ekipin e tij aktual, shkruan ESPN, transmeton Klan Kosova.

“James ka qëllim të rishkruaj me Cavaliers” raporton ESPN, përcjellë Klan Kosova.

“Ai, gjithashtu nuk ka plan të bashkohet me ndonjë skuadër tjetër”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë