Lebron James në rrugëtimin e ri NULL NULL 02.07.2018 08:51 02.07.2018 08:51 Kapitulli i radhës për LeBron James do të shkruhet në Bregun Perëndimor. James tash e tutje do të luaj për dinastinë e basketbollit Los Angeles Lakers. Ai ka nënshkruar kontratë katërvjeçare në vlerë 153.3 milionë dollarë, apo 131.64 milionë euro, njofton Klan Kosova. James do të provojë që me Lakers të fitojë titullin kampionë për herë të katërt në NBA. Njoftimi për kalimin e James është bërë nga agjenti i tij, Klutch Sports Group. Kontrata katërvjeçare e James është kontrata më e gjatë që ai ka nënshkruar ndonjëherë, prejse kishte nënshkruar kontratën gjashtëvjeçare me Miami Heat. James ka falënderuar adhuruesit e tij në Cleveland përmes Instagramit. “Faleminderit Ohio për katër sezon të jashtëzakonshme. Këtu do jetë gjithmonë shtëpia”. Ndërsa pronari i Cavaliers, Dan Gilbert, në një letër të gjatë falënderimi për James ka shkruar se “fjalët nuk e përshkruajnë dot se çfarë gëzimi dhe ndjenjash ka sjellë tek njerëzit e Cleveland-it”. “Asnjë sukses nuk do të kishte ndodhur nëse LeBron James nuk do të pajtohej të kthehej dhe të udhëhiqte kalorësit për në tokën e premtuar”. “LeBron është njeri familjar, pikë së pari. I dëshirojmë fëmijëve të tij, gruas së tij dhe nënës së tij asgjë pos të gjithave të mirat në vitet në vijim”. Me kalimin në Lakers, James i bashkohet grupit të legjendarëve që kanë luajtur për Lakers. Disa prej tyre, sic janë Kobe Bryant e Kareem Abdul-Jabbar, tashmë veç e kanë uruar. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.