8:38, 19 Shkurt 2018

Ndeshja e Yjeve në NBA, All Star Game, është luajtur sivjet me format ndryshe.

Në vend se yjet e Lindjes e Perëndimit të ndesheshin me njëri-tjetrin, ka ndodhur diçka tjetër.

Ka pasur dy ekipe – Ekipi i LeBron James dhe ekipi i Stephen Curry, njofton Klan Kosova.

LeBron e Curry kanë zgjedhur lojtarët e tyre në formë drafti dhe më pas kanë luajtur.

Ndeshjen e ka fituar ekipi i LeBron me rezultat 148-145.

James gjithashtu është zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes.

Ai realizoi 29 pikë, 10 kërcime dhe tetë asistime.

Kjo ishte paraqitja e 14 me radhë e James në Ndeshjen e Yjeve.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë