11:20, 1 Shkurt 2020

Ikona e basketbollit, Kobe Bryant, tashmë do të mbetet pjesë e pashlyeshme edhe në lëkurën e basketbollistit të mirënjohur amerikan, LeBron James.

Kjo për shkak se LeBron e ka bërë një tatuazh të ri dhe atë ia ka kushtuar të ndjerit Bryant, njofton Klan Kosova.

LeBron e ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram ku shihet tatuazhi i tij në të cilin shkruan “Mamba 4 Life”.

 

View this post on Instagram

 

❤️ My brother ♾ #Mamba4Life #RIPKobe #RIPGiGi

A post shared by LeBron James (@kingjames) on

Kujtojmë se legjenda Bryant ishte i njohur me nofkën “Black Mamba” [gjarpër me helm vdekjeprurës që jeton në Afrikë].

Për t’u informuar më shumë rreth vdekjes tragjike të Kobe Bryant, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Vdekja e Bryant përjetohet me dhimbje në të gjithë botën (FOTO)

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë