LeBron James do ta thyejë rekordin në Artmotion - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LeBron James do ta thyejë rekordin në Artmotion

NULL NULL
nga Emanuell Syla 07.02.2023 13:29

27 pikë i shënoi në ndeshjen e fundit kundër New Orleans Pelicans.

LeBron James shkon në kuotën e 38,352 pikëve të shënuara në karrierë në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA. Basketbollisti i L.A Lakers duhet t’i shënojë vetëm edhe 36 pikë, për t’u bërë koshashënuesi më i mirë në historinë e kësaj gare. Ky rekord konsiderohet si më i madhi në këtë sport, ku LeBron James do ta kalojë legjendën Kareem Abdul-Jabbar.

Këtë rekord mund ta thyejë në ndeshjen kundër Oklahomas, ndeshje që zhvillohet nga ora 4 mëngjesin e të mërkurës dhe transmetohet direkt në platformën Artmotion. Në rast se LeBron nuk arrin t’i shënojë 36 pikë, atëherë do të ketë rast tjetër kundër Mileaukee Bucks, ndeshje që po ashtu do të zhvillohet në LA.

Madje kjo do ta bënte edhe më interesante për faktin se rekordmeni Kareem Abdul Jabbar kishte fituar titullin e tij të parë kampion në NBA, që ishte edhe i pari për skuadrën Bucks, e më pas ai luajti edhe për ekipin e Lakers.

Një gjë është e sigurt, të dyja këto përballje të Lakers, mëngjesin e të mërkurës nga ora 4 kundër Oklahoma dhe të premten kundër Bucks në të njëjtën kohë, mund t’i ndiqni direkt në Artmotion. /Klankosova.tv