Leao si Ronaldo në Serie A NULL NULL nga Naim Selmani 23.04.2023 19:55 nga Naim Selmani 23.04.2023 19:55 Sulmuesi i skuadrës italiane Milan, Rafael Leao me shënimet ndaj skuadrës së Lecces e ka bërë edhe një arritje. Ai bëhet vetëm futbollisti i dytë portugez në kampionatin italian Serie A që për dy sezone rresht realizoi 10 e më shumë gola përcjell klankosova.tv. Para tij qëndron vetëm Cristiano Ronaldo që me Juventusin e bëri një gjë të tillë plotë tri herë. Ndryshe Leao me golin e dytë të realizuar ndaj Lecces po e kalon sezonin e tij të mirë në karrierë sa i përket shënimit të golave. Kjo është hera e tij e parë në karrierë që shënon 12 brenda një kampionati.