LDK thotë se ata që përdorin dhunë s`kanë të ardhme politike - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LDK thotë se ata që përdorin dhunë s`kanë të ardhme politike

NULL NULL
13/10/2015

Lidhja Demokratike e Kosovës  ka theksuar se  me shqetësim po i përcjell ngjarjet e fundit nga të cilat po rrezikohet rendi kushtetuese, funksionimi  i institucioneve, prona dhe jeta e qytetarëve.

Në një reagim për media, ky subjekt politik potencon se Vetëvendosje e përkrahur edhe nga dy partitë e tjera opozitare, mbrëmë i ka ftuar hapur qytetarët për dhunë në drejtim të policisë dhe institucioneve të drejtësisë.

“Madje ata edhe po krenohen për dhunën e ushtruar ndaj Policisë së Kosovës dhe lëndimin e 14 policëve që kërkuan mbrëmë ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)” thuhet në reagimin e LDK-së.

Sipas subjektit politik që drejtohet nga Isa Mustafa ata që po përdorin dhunë nuk kanë të ardhme politike, transmeton Klan Kosova.