LDK: Skandaloz vendimi i PZAP për Dragashin, do të ankohemi në Supreme e në rast nevoje edhe në Kushtetuese NULL NULL 19.11.2021 19:10 19.11.2021 19:10 Lidhja Demokratike e Kosovës e ka quajtur skandaloz vendimin e PZAP për anulimin e votave me postë për Komunën e Dragashit. Sipas tyre i gjithë procesi ka qenë i rregullt dhe i ligjshëm, transmeton Klankosova.tv. “Sot, PZAP morri vendim skandaloz e të paprecedentë në sistemin zgjedhor të Kosovës. Anuloi të gjitha votat e mërgatës – të gjitha pa përjashtim – në rastin e Dragashit. Me këtë vendim, si asnjëherë më parë, duke i anuluar në bllok votat e njerëzve tanë, PZAP tenton të ndryshojë vullnetin qytetar”, thuhet në kumtesë, transmeton Klankosova.tv. “Lidhja Demokratike e Kosovës, vlerëson se gjithë procesi i regjistrimit dhe votimit të qytetarëve tanë nga jashtë vendit, bazuar edhe në vendimet e KQZ-së, është zhvilluar brenda afateve dhe në përputhje të plotë me dispozitat ligjore dhe rregullat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”. “Prandaj, ky proces, procesi i votimit përmes postës, nuk është kontestuar në asnjë fazë të zhvillimit të tij nga askush dhe është vlerësuar plotësisht i ligjshëm edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cili ka proceduar me pranimin, verifikimin dhe numërimin e këtyre votave në përputhje me procedurat e parapara ligjore. Kujtojmë se të njëjtat vota ishin pranuar e certifikuar në raund të pare. LDK ka njoftuar se do të ankohet në Gjykatën Supreme dhe pastaj nëse është e nevojshme edhe në Gjykatën Kushtetuese. “Betejat politike të fituara me votë s’mund të transferohen në tavolinë. Duam të besojmë se Supremja do të korrigjojë këtë skandal të ri në vend”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Një muaj paraburgim ndaj njërit prej tre të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë 13 orë më parë
Kosova Prokuroria thotë se trupi i pajetë i gjetur sot në Banjskë ishte i sulmuesit të tretë 17 orë më parë
Kosova ‘’Derisa të identifikohen qartë fajtorët’’, për BE-në ende i paqartë fakti se terroristë serbë vranë policin e Kosovës 17 orë më parë