LDK-ja rehaton anëtarët e vet në bordin e “Prishtina Parking” (VIDEO) NULL NULL 11.02.2023 19:38 11.02.2023 19:38 Lulëzim Beqiri ishte një nga kandidatët për Bordin e Drejtorëve në ndërmarrjen publiko-private “Prishtina Parking”, por i njëjti pretendon se përzgjedhja e bërë nga komisioni aksionar i përbërë nga Sami Salihu, Lendita Rexhepi, asamblistë nga radhët e LDK-së në kuvend, si dhe Fadil Aliu, i përzgjedhur nga kryetari, u bë në baza politike, sepse nuk po e beson se nuk i ka plotësuar kushtet e konkursit. Beqiri thotë se tre nga katër të përzgjedhur për Bord tani, ishin pjesë e këtij organi mbikëqyrës sa kishte mandat të përkohshëm, e që të tre janë pjesë e subjektit politik, Lidhja Demokratike e Kosovës, raporton “Ju Flet Prishtina”. Ata janë, Shpend Bilalli, Donjetë Rexha e Mjellma Salihu Jupolli. I pari ishte edhe kandidat për asamble në Kuvendin Komunal të Prishtinës nga radhët e LDK-së. Nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike që monitorojnë këto procese thonë se kandidatët që aplikojnë për Drejtorë të Bordeve në ndërmarrjet publike, duhet t’i kenë të plotësuara disa kritere. “Mos të ketë probleme me ligjin, të mos jetë aksionar në ndonjë ndërmarrje tjetër publike, e më e rëndësishmja mos të jetë i përfshirë në parti politike në tre vitet e fundit”. Në gjithë këtë proces, të gjithë palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese prej 8 ditësh, që nga e marta e 7 shkurtit, tha njëri nga anëtarët e komisionit të aksionarëve, Fadil Aliu, i cili shtoi se përzgjedhja e anëtarëve për bordin e “Prishtina Parking” është bërë në bazë të konkursit në mënyrë të duhur. Gjithë këta kanë mandat 3 vjeçar. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Detaje për vdekjen e 5 vjeçarit në Vushtrri: Arma u gjet 56 metra larg nga vendi i ngjarjes 09/04/2023