LDK-ja përmbyll fushatën në Podujevë, Mustafa: Do t’i përmbushim zotimet tona NULL NULL 2 muaj më parë 2 muaj më parë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka përmbyllur sot fushatën zgjedhore për kryetar komune në qytetin e Podujevës. Atje ishte i pranishëm kryetari i partisë, Isa Mustafa, bashkë me Nexhmi Rudarin, kandidatin për kryetar komune në këtë qytet nga LDK-ja, njofton Klan Kosova. Mustafa ka thënë se gjatë kësaj fushate janë munduar të mbrojnë qytetarët për shkak të mos përhapjes së COVID-19. “LDK-ja do ta mbajë fjalën, do t’i përmbush zotimet dhe do ta ketë përkrahjen e qytetarëve”, ka thënë Mustafa. Ndërsa Nexhmi Rudari, ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës, ka thënë se ata e kanë fitoren e sigurt në këto zgjedhje. “LDK-ja do të fitojë edhe në këto zgjedhje, gjithashtu edhe në zgjedhjet e vitit të ardhshëm”. “Duke e parë situatën besoj që qytetarët nuk do të kenë problem të dalin në votime, dhe duhet të respektojnë masat kundër COVID-19”, ka thënë Rudari.