Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LDK-ja nis konventën programore (VIDEO)

NULL NULL
nga Besnik Tahiri 29.04.2022 20:36

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka nisur të premten Konventën e saj programore, me moton “Lidhja për të ardhmen”.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u shpreh se qëllimi i kësaj konvente është hartimi i programit ideologjik dhe qeverisës të kësaj partie.

“Do të flasim për të ardhmen e të djathtës së Kosovës, për politikën e jashtme në sferën e re gjeopolitike, për mërgatën tonë, bashkëpunimin rajonal, do të flasim për zhvillimin ekonomik, arsimin e shëndetësinë, për shtetin, sigurinë, mirëqenien, avancimin shoqëror, siç do të flasim edhe për qeverisjen lokale, ku LDK-ja sot ka pushtet kryesor në Kosovë”, shtoi Abdixhiku.

Kryetari i partisë së dytë më të madhe opozitare adresoi kritika të forta në adresë të qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, që sipas tij, po ndërton një “Kosovë paralele”.

Abdixhiku ka thënë se qeveria aktuale po i ik rastit ideal që të arrijë marrëveshje me Serbinë me njohje të ndërsjellë.

Në konventë, e cila zhvillon punimet edhe të shtunën, të premten nuk ishin të pranishëm dy ish-kryetarët e LDK-së, Isa Mustafa e Fatmir Sejdiu, që sipas zyrtarëve të Lidhjes, kishin ftesa.

Mysafir special i ngjarjes ishte ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.