LDK-ja kthehet në sallë, kërkon seancë të re (VIDEO) NULL NULL 04.09.2018 20:15 04.09.2018 20:15 Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pak minuta më parë njoftoi se seanca e jashtëzakonshme për votimin e Propozim-vendimit të Qeverisë për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë është shtyrë për nesër në orën 14:00. Por ani pse u bë e ditur se sonte nuk do të ketë seancë, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës të prirë nga nënkryetari i Kuvendit Kujtim Shala u kthyen në sallën e Kuvendit të Kosovës, njofton Klan Kosova. Deputetët e LDK-së që aktualisht janë në sallën e seancave plenare po kërkojnë mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme që kanë thirrë partitë opozitare (LDK, Vetëvendosja, PSD) me pikën e vetme të rendit të ditës: Debat parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Por në sallë aktualisht nuk ndodhen deputetët tjerë opozitarë, ata të Vetëvendosjes dhe Partisë Socialdemokrate. Burime brenda Grupit Parlamentar të LDK-së bëjnë të ditur se Lidhja Demokratike e Kosovës është duke pritur Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes për t’u koordinuar për veprimet e mëmtutjeshme. Ndërkohë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se LDK-së do t’i bashkohet vetëm nëse ata bëjnë 62 vota. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 40 minuta më parë