LDK-ja e hap fushatën, Abdixhiku: Çka nisëm sot, do të mbahet mend gjatë e do të kushtërojë fort NULL NULL 11.01.2025 17:43 11.01.2025 17:43 Lidhja Demokratike e Kosovës e ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit në Prishtinë, përkatësisht në Sallën e Sporteve. Fushata e LDK-së u hap me himnin e Kosovës, himnin dardan, atë të LDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe një historik për presidentin Ibrahim Rugova. Përpara të pranishmëve, kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, u zotua se ajo çfarë nisi nga kjo parti, do të kushtëroj fort e do të mbahet mend gjatë. “Ju premtoj, zotohem se çfarë kemi nisur sot këtu do të kushtëroj fort e do të mbahet mend gjatë për gjenerata të tëra që do të vijnë pas. Do të shikojmë me mburrje dhe do të kuptojmë se ndryshimi i shkurtit nisi në këtë sallë. Nga kjo sallë, LDK është ngritur në këmbë”, tha Abdixhiku, njofton Klankosova.tv. Më tej, Abdixhiku tha se sonte shënojnë fillimin e një kapitulli të ri për Kosovën dhe shënojnë një moment definues për shtetin. “LDK është ngritur në këmbë për të mos u ndalur asnjëherë, sepse kur LDK-ja ngritet në këmbë s’ka asgjë që e ndal. Sonte jemi para jush, jo vetëm si kryetar i katërt i LDK-së, jo vetëm si kandidat për kryeministër”. “Por sonte jam para jush si një bir i kësaj toke, si një prind me ëndrra të mëdha për fëmijët e tij e fëmijët e Kosovës, e mbi të gjitha jam para jush si qytetar që refuzon të pranojë zymtësinë e vendit tim si normalitet të kohës”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abdixhiku nga Vushtrria: Zoti lart, Amerika në tokë – koha jonë po vjen, ndryshimi është afër 14 minuta më parë
Kosova Ushtria e profileve të rreme: Si po e manipulon Qeveria Kurti opinionin publik? (VIDEO) 47 minuta më parë