LDK-ja bën homazhe të varri i Aganit, Hoti: Profesorët s’vdesin kurrë, ata lënë pas nxënësit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LDK-ja bën homazhe të varri i Aganit, Hoti: Profesorët s’vdesin kurrë, ata lënë pas nxënësit

NULL NULL
06.05.2023 13:02
LDK ne homazhe te Fehmi Agani

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, bashkë me kryetarin e kësaj partie e me zyrtarë të tjerë, bënë homazhe te varri i veprimtarit Fehmi Agani në 24-vjetorin e vrasjes së tij.

Hoti tha se kontributi i Aganit në organizimin politik të popullit për liri dhe pavarësi, krahas presidentit Rugova mbetet pjesë e lavdishme e historisë së Kosovës.

“Profesor Agani ka qenë njeri me mendje të ndritur e me veti të një humanisti të përmasave të mëdha intelektuale”, shkroi Hoti, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Hoti kujtoi fjalët e Rugovës në përkujtimin e tij për Aganin ku sipas tij, ai kishte thënë se “profesorët nuk vdesin kurrë, sepse i lënë pas njerëzit e gjallë, nxënësit e tyre”.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.