LDK: Haradinaj ka për qëllim njollosjen e udhëheqësve institucional NULL NULL 06/10/2015 06/10/2015 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook gjatë ditës ka reaguar rreth disa njoftimeve se ai e ka financuar “Listën Serbe” me 100 mijë euro. Pas kësaj, Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar përmes një komunikate për media, transmeton Klan Kosova. “Deklarimi i Ramush Haradinaj, i cili duke komentuar spekulimet e medieve serbe dhe arsyetuar dështimet e tij të vazhdueshme në sferën politike dhe zhgënjimin e qytetarëve përballë premtimeve të tij, ka vetëm një qëllim, njollosjen e udhëheqësve legjitim të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe nuk përkon aspak me realitetin” Në këtë komunikatë gjithashtu thuhet se opinioni publik është dëshmitari më i mirë se Ramush Haradinaj, në veçanti kohëve të fundit, ka manifestuar dhe po vazhdon të manifestojë sjellje joinstitucionale, duke besuar se kjo do t’i kontribuojë agjendës së tij për marrjen e pushtetit, pavarësisht dëmit evident që mund t’i bëhet proceseve në vend. LDK ka ftuar të gjitha subjektet politike që të shmangen nga sjelljet dhe veprimet joinstitucionale të cilat dëmtojnë interesat e shtetit dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Lajme Miliarderi saudit investoi miliona dollarë në kompanitë ruse, gjatë luftës në Ukrainë 14/08/2022