LDK: Gjithçka ishte OK me zgjedhjen e Mustafës - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LDK: Gjithçka ishte OK me zgjedhjen e Mustafës

NULL NULL
02/06/2015
Lidhja Demokratike e Kosovës ka dërguar një sqarim për media në të cilin thuhet se Kuvendi i VIII Zgjedhor ka qenë i rregullt në tërësi dhe Isa Mustafa është rizgjedhur në përputhshmëri me statutin e partisë.

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një sqarimi për media ka thënë se  Kuvendi i VIII zgjedhorë ka shkuar konform rregullave të statutit dhe zgjedhjen e kryetarit është bërë sipas rregullimeve që i parasheh statuti.

“Në Kuvend janë nominuar dy kandidatë për Kryetar të LDK-së, prej të cilëve njëri ka marrë numrin e mjaftueshëm të votave, kurse kandidati tjetër nuk ka arritur të marrë besimin e delegatëve për të proceduar me dy kandidatë me votë të fshehtë”.

“Meqenëse ka mbetur vetëm një kandidat, Kuvendi i VIII është përcaktuar për votimin e hapur për kryetar të LDK-së, ndërsa votimi i fshehtë me Statut kushtëzohet nga nominimi i më shumë kandidaturave, dhe ky nuk ishte rasti”, shkruan në sqarimin e LDK-së.

“Nuk ka pasur asnjë ndryshim Statuti gjatë procesit zgjedhor, kjo për faktin se LDK nuk promovon kulturën e përshtatjes së rregullave sipas preferencave dhe ambicieve të askujt, e veçmas ambicieve ad-hoc-e, përderisa në asnjë rast nuk ka pranuar ndonjë vërejtje ose sugjerime për Statutin aktual, nga ana e KQZ-së”.

“Statuti, sipas së cilit janë kryer zgjedhjet është aprovuar në Kuvendin punues të LDK-së në muajin mars të vitit 2012.  Statuti është dorëzuar KQZ-së, në atë kohë në afatin e përcaktuar kohor”.

Në sqarimin e Lidhjes Demokratike janë kritikuar, siç shkruan në komunikatë disa për përfaqësues të OJQ-ve dhe analistë, për keqinformimin e opinionit publik dhe animin e tyre për persona të caktuar.

“Përfaqësues të OJQ-ve e analistë, jo rrallë, ndodh që të keqinformojnë publikun, duke keqinterpretuar rregullat demokratike dhe zgjedhore”.

“Interpretimet e rregullave kërkojnë dije dhe njohuri profesionale, dhe jo subjektivizëm politik apo çfarëdo tjetër. Përfaqësues të caktuar të OJQ-ve në prag të Kuvendit të Tetë Zgjedhor të LDK-së kanë dal hapur me preferencat e tyre për kryetar të LDK-së, gjë që e kanë humbur kredibilitetin e të qenurit të pavarur për të interpretuar rregullat zgjedhore”.

“Vullneti zgjedhor i shprehur përmes votës së lirë, nuk mund t’i përshtatet pritjeve parciale të askujt, dhe në këtë frymë, LDK-ja dëshiron t’i ftojë të gjithë që të pranojnë rregullat demokratike të një gare, dhe për kryetar, LDK-ja dëshmoi që përkrahë vetëm, z.Isa Mustafa, Kryeministër dhe Kryetar i LDK-së”, shkruan në komunikatën e LDK-së./Klan Kosova.