LDK e gatshme të ndjekë rrugët ligjore pas vendimit të Supremes NULL NULL 25.11.2017 21:41 25.11.2017 21:41 Lidhja Demokratike e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media ku thonë se për vendimin e Gjykatës Supreme që të anulohet vendimi i PZAP-së për rinumërim të votave në Prishtinë e Prizren kuptuan vetëm nëpërmjet mediave. Por, nga LDK pohojnë se po shqyrtojnë të gjitha mundësitë ligjore për ta ndjekur bindjen e tyre deri në fund. “Ne jemi duke shqyrtuar hapat që do të ndjekim më tej për të zbardhur të vërtetën në kutitë e votimit. Jemi të vendosur të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për të realizuar të drejtën tonë”, thuhet në komunikatë. “Askush nuk duhet të ketë frikë nga rinumërimi i votave. Qytetarët e Kryeqytetit meritojnë të dinë të vërtetën në mënyrë që në katër vitet e ardhshme të udhëhiqen nga një kryetar legjitim dhe të pakontestuar nga askush”. “Lidhja Demokratike e Kosovës i fton të gjitha palët e përfshira në menaxhimin e procesit zgjedhor të bëjnë punën e tyre në përputhje me ligjin dhe të sigurojnë një proces transparent, të besueshëm dhe të pa kontestueshëm”, përfundon komunikata. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 4 orë më parë