Lajmet e fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur Kryesinë e saj, në një takim ku në fokus janë konstituimi i Kuvendit dhe çështja e presidentit.
Mbledhja ka nisur tash e më shumë se një orë, ndërsa një nga çështjet kryesore që po diskutohet është kandidatura e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.
Sejdiu u prezantua një ditë më parë si pretendent për këtë post, pas marrëveshjes së arritur mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Klankosova.tv.
Sipas raportimit të gazetares së Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë pritet të zhvillohet edhe një takim me deputetët e LDK-së.
Ky takim është paraparë të nisë rreth orës 16:00 dhe pritet të jetë vendimtar për qëndrimin përfundimtar të partisë lidhur me marrëveshjen dhe kandidaturën për president.