14:40, 15 Mars 2019

LDK-ja dhe Vetëvendosja e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Dialogun me arsyen se është në kundërshtim me Kushtetutën.

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, si dhe deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, në një konferencë për media ka thënë se nuk e përjashtojnë mundsinë për protesta nëse nuk rrëzohet ky Ligj, njofton Klan Kosova.

Haxhiu tha se protestat do të bëhen për të parandaluar aventurën e rrezikshme të presidentit Thaçi.

“VV në vazhdimësi ka paralajmëruar që në qoftëse Kuvendi është një vend që nuk po mund të del një dokument, me anë të së cilit ndalet Hashim Thaçi dhe i gjithë projekti i tij i rrezikshëm, ne do t’i marrim të gjitha mjetet që i kemi në dispozicion për të parandaluar këtë aventurë të tij të rrezikshme dhe këtij delegacioni”.
“Nuk i përjashtojmë në asnjë rrethanë protestat dhe kjo do të ishte e mirë nëse bëhet në bashkëpunim me dy partitë opozitare bashkë me qytetarët e Kosovës”.

As Selmani nuk e ka përjashtuar mundësinë e protestave duke thënë se kjo do të ishte e fundit nëse institucionet nuk ndërmarrin masa.

“Ne si LDK jemi të bindur që jemi në funksion të interesave të vendit dhe përpjekja jonë është që kjo të ndodhë përmes instrumenteve kushtetuese dhe demokratike brenda institucioneve”

“Ne konsumojmë çdo gjë që është instrument kushtetues, por nëse këto nuk janë të mjaftueshme ne do të zgjedhim edhe forma të tjera të reagimit përfshirë edhe daljen në rrugë. Ne nuk dëshirojmë që të vijmë në një situatë të tillë, por nëse ky koalicion dhe zgjedhja e këtij presidenti në raport të cenimit të sovranitetit të vendit, normalisht që ne do të shfrytëzojmë edhe të drejtën demokratike për të dalë në rrugë”.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë