20:28, 12 Korrik 2019

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se themelimi i Komisionit Parlamentar për hetimin e fryrjes së Listave të Veteranëve është vetëm fillimi i pastrimit të radhëve të UÇK-së.

Por, paraqitja e së premtes është një nga rastet e rralla rishtazi kur i pari i Parlamentit dhe i PDK-së është përgjigjur edhe për atë sesi po funksionin koalicioni qeverisës.

Veseli po ashtu kritikoi Bashkimin Europian, që sipas tij, nuk po merr vendim për liberalizimin e vizave kur Kosova ka përmbushur krejt kriteret.

Kronikë e zgjeruar nga Besnik Tahiri.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë