LDK: Ahmeti po iu ikë debateve për buxhetin NULL NULL 07/08/2015 07/08/2015 Grupi i LDK-së nga Kuvendi i Prishtinës, ka shtruar kritika për punën e kryetarit të kësaj komune, Shpend Ahmetit, njofton Klan Kosova. Flamur Shala, asambleist i Lidhjes Demokratike në Kuvendin e Prishtinës, në një konferencë për shtyp ka kritikuar ekzekutivin për mos transparencë. Ai ka thënë se Shpend Ahmeti po iu ikë debateve për raportin e shpenzimit të buxhetit të komunës nga ekzekutivi për 6 muaj, pasi sipas tij ai ka realizuar vetëm 8.85% të projekteve. Shala këtë gjë e ka cilësuar si skandaloze dhe ka deklaruar se kjo është shifra më e ulët në 10 vitet e fundit. Anëtari i kuvendit komunal të kryeqytetit, ka pohuar se ekzekutivi po largon shërbyes civilë nga puna në mënyrë të jashtëligjshme, si dhe në vend të tyre pon punëson aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kosova Deputeti Zenka: Abazoviqit sot i ka rënë në mend se është shqiptar, shpresojmë të rrëzohet (VIDEO) 8 minuta më parë