LDK: Ahmeti dhe VV-ja tentojnë vazhdimisht bllokimin e Kuvendit në Komunën e Prishtinës - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LDK: Ahmeti dhe VV-ja tentojnë vazhdimisht bllokimin e Kuvendit në Komunën e Prishtinës

NULL NULL
26/02/2017

Lidhja Demokratike e Kosovës me anë të një komunikate për media e ka akuzuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe Lëvizjen Vetëvendosje se “po tentojnë vazhdimisht që ta bllokojnë punën e Kuvendit të Prishtinës”.

Deklarimet e kryetarit të Komunës së Prishtinës, nënkryetarit dhe zyrës për informim, lidhur me ngjarjet e fundit përkitazi me punimet e Kuvendit të Komunës së Prishtinës janë të pavërteta, tendencioze, joetike dhe joprofesionale, thuhet në një reagim të LDK-së, dega në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

“Ato janë gënjeshtra rutinore dhe qasje arbitrare që kjo qeveri po manifeston ndaj subjekteve tjera shumicë politike në Kuvendin e  kryeqytetit”, vazhdon deklarata.

“Veprimet e tilla janë duke e ngufatur jetën politike, po e cungojnë demokracinë lokale dhe po prolongojnë zhvillimin e proceseve me interes për qytetarët e Komunës së Prishtinës”.

“Grupi politik i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë shpreh shqetësimin ndaj veprimeve joligjore të kryetarit të Komunës së Prishtinës dhe kabinetit të tij që cenojnë të drejtën e Kuvendit të Komunës për zhvillimin normal të mbledhjeve”.

“Në vazhdën e  veprimeve arbitrare, kryetari i komunës nuk ka lejuar zyrën për informim të komunës për të njoftuar mediat dhe qytetarët për pjesëmarrje në mbledhjen e kuvendit të komunës, e cila ishte planifikuar për datën 24 Shkurt 2017”.

“Ai po ashtu ka heshtur në kërkesën e kryesuesit për përcaktimin e pikave të rendit të ditës për mbledhjen e kuvendit të komunës, duke akuzuar kryesuesin e kuvendit për mosbashkëpunim. Veç kësaj, pengimi i shërbimit civil për të përgatitur kushtet administrative dhe teknike për mbledhjet e kuvendit të komunës, përbënë manifestim të sjelljeve të dhunshme dhe instrumentalizim të administratës komunale për qëllime partiake”.

klankosova.tv