Lazzarini: Izraeli s’ka ofruar prova për të mbështetur akuzat kundër punonjësve të UNRWA-s NULL NULL 28.02.2024 23:17 28.02.2024 23:17 Foto nga Arkiva: Philippe Lazzarini Kreu i agjencisë së Kombeve të Bashkuara UNRWA, Philippe Lazzarini, ka thënë se Izraeli ende nuk ka ofruar prova për të mbështetur pretendimet e tij se anëtarët e agjencisë, se ata ishin të përfshirë në sulmet e Hamasit të 7 tetorit. “Për dijeninë time, deri më sot, nuk ka pasurndonjë informacion të ri të transmetuar në UNRWA dhe në Kombet e Bashkuara”, u shpreh ai. Ai ka thënë se u bëjnë thirrje autoriteteve izraelite që të bashkëpunojë me ekipin e hetimit, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. “Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje autoriteteve izraelite që të bashkëpunojë me ekipin e hetimit në mënyrë që të mund të arrijmë në një përfundim të shpejtë”, është shprehur tutje Lazzarini. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Rusia thotë se zmbrapsi sulmin masiv me dron ukrainas në 13 rajone, përfshirë Moskën 3 minuta më parë