Lazio triumfon ndaj Juventusit dhe përforcon vendin e dytë NULL NULL 08.04.2023 23:14 08.04.2023 23:14 Lazio ka shënuar fitore të madhe ndaj Juventusit, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 29-të në Serie A. Golin e parë në ndeshje e shënoi Sergej Milinkoviq-Saviq, në minutën e 38’. Juventusi pas vetëm katër minutave e barazoi rezultatin me anë të Adrien Rabiot. Në pjesën e dytë, Mattia Zaccagni, me një gol në minutën e 53’, ia siguroi fitoren Lazios. Lazio pas fitores kalon në pozitën e dytë me 58 pikë, pas 29 ndeshjeve, teksa Juventusi renditet në pozitën e shtatë me 44 sosh. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 10 orë më parë