Lajmet e fundit

Lazio mund të tentojë transferimin e anësorit kosovar Edon Zhegrova gjatë ditëve të fundit të afatit kalimtar veror.
Sipas raportimeve nga Italia, Zhegrova është një nga opsionet e klubit kryeqytetas në rast se Matteo Cancellieri largohet nga Lazio para mbylljes së afatit kalimtar më 1 shtator.
Cancellieri raportohet se është në radarët e Fiorentinës dhe Genoas, ndërsa largimi i tij do t’i hapte rrugë Lazios për të kërkuar një përforcim në krahët e sulmit.
“La Gazzetta dello Sport” shkruan se Zhegrova, i cili aktualisht është pjesë e Juventusit, mund të transferohet te Lazio në formë huazimi, me opsion blerjeje, transmeton Klankosova.tv.
Sipas raportimit, marrëveshja nuk do të përmbante detyrim për blerjen e futbollistit, çka do t’i mundësonte Lazios ta vlerësonte Zhegrovën gjatë sezonit para se të vendoste për një transferim përfundimtar.
Lazio pritet të jetë aktive në ditët e fundit të merkatos, me klubin italian që po shqyrton disa mundësi për përforcimin e repartit ofensiv.