Lajmet e fundit

Superndeshje në Udine, por pjesa e dytë ishte dukshëm më e mirë dhe solli një përmbysje spektakolare të Lazios.
Udinese ishte skuadra më e mirë për rreth 65 minuta dhe e shpërbleu dominimin me golin e kapitenit Jasper Karlström, duke kaluar në avantazh dhe duke besuar te fitorja.
Por Lazio reagoi fuqishëm në pjesën e dytë dhe arriti ta përmbysë rezultatin. Davide Frattesi, që po kalon një formë fantastike që prej transferimit nga Interi te Lazio, shënoi golin e tij të tretë në vetëm tri ndeshje, duke qenë sërish vendimtar për skuadrën kryeqytetase.
Golin tjetër për Lazion e realizoi Albert Gudmundsson, duke kompletuar përmbysjen dhe duke i dhënë skuadrës fitoren 1-2. Me këtë sukses, Lazio regjistron fitoren e tretë radhazi dhe ngjitet në kuotën e 9 pikëve, po aq sa Interi dhe Roma, duke dhënë një sinjal të fortë në javët e para të kampionatit.
Në javën e ardhshme, të dyja skuadrat do të përballen me ekipe nga Milano. Interi pret Udinesen, ndërsa Lazio do të ketë një tjetër përballje të madhe ndaj Milanit./Klankosova.tv