Lazio pas Borinit NULL NULL 03.06.2015 12:17 03.06.2015 12:17 Lazio i është vënë pas ish lojtarit të Parma dhe Roma, Fabio Borini. Ish-sulmuesi i Chelsea, Fabio Borini pritet të rikthehet në Seria A pasi nuk arriti të tregojë vetën se është i vlefshëm për Liverpoolin. Ai ishte i huazuar edhe te Sunderlandi për një kohë. Lazio është skuadra e cila është afër transferimit të sulmuesit italian. Pas kualifikimit në Champion League, Lazio fillimisht e kërkojë shqiptarin Shkëlzen Gashi, kurse tash po e kërkon edhe Borinin. 24-vjeçari ka përvojë edhe në Seria A, pasi për një kohë ka luajtur edhe për Parmën dhe Romën. Po ashtu është pjesë edhe e kombëtares së Italisë, më të cilën ka regjistruar vetëm një paraqitje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.