Lajmet e fundit

Lazio vazhdon me formë perfekte në kampionat, duke mposhtur Venezia-n 0-2 në transfertë dhe duke u ngjitur në kuotën e 13 pikëve, në krye së bashku me Romën dhe Interin.
Vendasit patën mundësinë ideale për të kaluar në epërsi, por Yeboah gaboi nga pika e bardhë në minutën e 17-të, transmeton Klankosova.tv.
Një penallti e humbur që në fund i kushtoi shtrenjtë Venezia-s, e cila mbetet pa pikë pas pesë xhirove.
Në pjesën e dytë, Lazio zhbllokoi ndeshjen me Zaccagni, i saktë nga penalltia, ndërsa Noslin shënoi golin e dytë që vulosi fitoren.
Pas dy javësh, Lazio pret Monzën, ndërsa Venezia udhëton te Atalanta.