Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lazio kërkon këndelljen pas humbjes nga Roma, Como tenton befasi

NULL NULL
10.01.2025 17:48

Xhiro e 20-të e kampionatit elitar të Italisë, nis sonte me ndeshjen Lazio – Como.

Vendasit u zhgënjyen javën e kaluar, pasi humbën 2-0 në derbi ndaj Romës, andaj sonte me çdo kusht kërkojnë të kthehen te fitorja.

Nga ana tjetër, ekipi kundërshtar i tyre që drejtohet nga Cesc Fabregas, ka grumbulluar 18 pikë dhe objektiv kryesor e ka mbetjen në Serie A, andaj çdo rezultat pozitiv për ta, ka shumë peshë, njofton Klankosova.tv.

Ndonëse gjendet vetëm një pikë larg vendit që dërgon në një kompeticion më të ulët, Como ka ecuri pozitive në pesë ndeshjet e fundit, meqenëse ka humbur vetëm nga kampioni aktual, Inter, kurse ka shënuar dy fitore e po aq barazime.

Edhe “lacianët” morën dy fitore në 5 ballafaqimet e fundit, kurse kanë një barazim e dy disfata.

Ndjekja e titullit kampion për ta është vështirësuar shumë, por për “Biancocelestët” vazhdon beteja e madhe për pozitat që dërgojnë në Ligën e Kampionëve, ku edhe gjenden aktualisht, në vendin e katërt me 35 pikë, tri më shumë se Juventus, raporton Klankosova.tv.

Lazio – Como fillon në orën 20:45 dhe transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion.

Komentator, Lirim Peci.

Kampionati italian i futbollit, Serie A, transmetohet ekskluzivisht në Art Motion

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme