Lazio e fiton bindshëm derbin romak, Muriqi veç shtatë minuta lojë NULL NULL 2 months më parë 2 months më parë Lazio ka triumfuar ndaj Romës në derbin e kryeqytetit italian, me rezultat 3:0. Ndeshjën e vlefshme për Serie A, ata e fituan falë golave të Ciro Immobile-s dhe Luis Albertos. Përderisa golashënuesi më i mirë i stinorit të shkuar, Immobile, realizoi në minutën e 14-të, ishte Albertoi ai që i realizoi dy të tjerët në minutat 23’ 67’. Ndërkaq, ylli kosovar Vedat Muriqi luajti vetëm shtatë minuta të kohës së rregullt pasi zëvendësoi Ciro Immobile-n në minutën e 83-të. Kjo fitore çon Lazion në pozitën e shtatë me 31 pikë, tri më pak se Roma që zë pozitën e tretë.