Lazio e demolon Milanin NULL NULL 24.01.2023 22:39 24.01.2023 22:39 Lazio e ka mposhtur Milanin, me rezultat të thellë, 4-0, në kuadër të javës së 19-të në Serie A. Serinë e golave e nisi Sergej Milinkoviq-Saviq, qysh në minutën e 4’, teksa Mattia Zaccagni, me një gol tjetër në minutën e 38’, e çoi Lazion në pushimin në mes dy pjesëve. Në pjesën e dytë, skuadra nga kryeqyteti i Italisë, shënoi edhe dy herë, njëherë me Luis Alberton, në minutën e 67’, dhe Felipe Anderson, me një gol në minutën e 75’, vulosi fitoren e Lazios. Lazio pas fitores, kalon në vendin e tretë me 37 pikë, pas 19 ndeshjeve, teksa Milani mbetet në pozitën e dytë me 38 pikë. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 14 orë më parë