Lavrov në Paris bën krahasim mes Kosovës dhe Krimesë NULL NULL 13.11.2019 14:58 13.11.2019 14:58 Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, derisa po qëndron në Paris në kuadër të Forumit të Paqes e ka zënë në gojë edhe Kosovën Kryediplomati rus derisa ka folur për shtetet e Perëndimit, ka bërë krahasim midis Kosovës dhe Krimesë, transmeton Klan Kosova. “Kur është në interes të Perëndimit, ata deklarojnë se e drejta për vetëvendosje është e shenjtë, por kur nuk është në interes të tyre ata thonë se ajo e drejtë duhet të legjitimohet”, ka thënë Lavrov, shkruan ën faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Rusisë. “Krahasojeni Kosovën me Krimenë: një referendum është mbajtur në Krime, por që në Kosovë s’ka pasur referendum. Kështu., Kosova është njohur menjëherë si shtet i pavarur nga shumica e shteteve perëndimore”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë