“Lavdi të gjithë atyre që luftuan dhe ranë për lirinë e Kosovës” NULL NULL 24.03.2019 12:30 24.03.2019 12:30 Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se heronjtë dhe dëshmorët janë e vërteta, nderi dhe historia e lavdishme e Kosovës. “ Në kujtim dhe nderim të sakrificës sublime për lirinë e atdheut, homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, ku prehen përjetësisht djemtë tanë më të zot”. “ Dëshmorët e 24 Marsit, Gazmend Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Agron Mehmetaj do të jenë burim frymëzimi për ta mbrojtur të drejtën tonë, sot, nesër e përgjithmonë. Lavdi të gjithë atyre që luftuan dhe ranë për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. Ja postimi i plotë i tij: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 19 minuta më parë