Lautaro shënoi dy gola, ngjitet në listën e shënuesve në Serie A NULL NULL nga Emanuell Syla 28.01.2023 20:34 nga Emanuell Syla 28.01.2023 20:34 Interi fitoi në një ndeshje të vështirë te Cremonese të shtunën, aty ku u shënuan tre gola, një për vendësit dhe dy për mysafirët. Lautaro Martinez ishte shënues i dy golave për Interin, kurse në total sivjet në Serie A kampioni i botës me Argjentinën e ka quar në 11-të numrin e shënimeve. Martinez i Interit dhe Lookman i Atalantas aktualisht kanë nga 11 gola në kampionatin italian, kurse top shënues është ai i Napolit Osimhen me 13 gola.