Lauren Sanchez zbulon fustanin e nusërisë që u qep për 900 orë NULL NULL 02.07.2025 19:38 02.07.2025 19:38 Mes bujës ekstreme që rrethoi dasmën e saj italiane me Jeff Bezos, Sanchez më në fund zbuloi fustanin e saj të shumëpritur të nusërisë. Ajo zgjodhi miqtë e saj, stilistët italianë Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana të Dolce & Gabbana, për të krijuar fustanin. Dhe në vend që të shtynte kufijtë me një siluetë moderne, Sanchez donte një shkëlqim të përjetshëm. Kështu që, ajo iu drejtua të kaluarës. Më konkretisht, nusja u rikthye në vitet ’50 për frymëzim, transmeton Klankosova.tv Fustani është bazuar në atë që Sophia Loren veshi për t’u martuar me Cary Grant në filmin e vitit 1958 ” Houseboat” . Ndërkaq, e gjithë velloja që mund ta shihni në fotografi u realizua për mbi 900 orë punë. / Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.