Laura Fazliu me super progres, tani renditet në vendin e 9 në ranglistën botërore NULL NULL 27.03.2023 15:03 27.03.2023 15:03 Xhudistja kosovare Laura Fazliu, është për herë të parë në top 10-she të ranglistës botërore të xhudos. Në ranglistën që u publikua këtë të hëne, Fazliu renditet në vendin e nëntë në kategorinë deri në 63 kilogramë. Xhudistja 22-vjeçare të shtunën arriti të fitojë medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Tbilisit. Medalje në këtë Grand Slam, mori edhe Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, që siguruan gjithashtu të argjendtën. Ndryshe, Fazliu, para garës në Tbilisi të Gjeorgjisë, në ranglistën ishte e renditur në vendin e 11. /Klankosova.tv.