Latifi viziton Klinikën Infektive në QKUK - Klan Kosova

Latifi viziton Klinikën Infektive në QKUK

NULL NULL
4 months më parë

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, vizitoi sot në mëngjes Klinikën Infektive në QKUK, ku me ekipin kujdestar bisedoi për pacientët që po trajtohen aty.

Latifi falënderoi ekipet për punën që po bëjnë, dhe së bashku me drejtorin e SHSKUK-së, Valbon Krasniqin, dhe drejtorin e Klinikës Infektive, Arben Vishajn, biseduan  për organizimin e punës në frymën e rritjes së rasteve me COVID-19, dhe gatishmërinë për t’u ballafaquar në rast të rritjes së rasteve.

Ministri po ashtu u informua për numrin e rasteve që kanë marrë trajtim gjatë 24 orëshit të fundit dhe gjendjen e tyre. /Klankosova.tv/