Largoni vezën e thyer pa mundime - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Largoni vezën e thyer pa mundime

NULL NULL
18/05/2015

Kujt nuk i ka ndodhur që ti rrëshqas një vezë nga duart apo të rrokulliset nga banaku për të përfunduar më pas në tokë.

Të gjithë ata që kanë provuar një gjë të tillë, e dijnë shumë mirë se qfarë torture është pastrami i kësaj meseleje.

Por secili problem ka rrugën për t’u zgjidhur, e edhe kjo e fundit ka një mënyrë të thjeshtë për të pastruar vezën e thyer pa ndihmën e pecetave apo gjërave të ngjajshme që sigurisht është tejet e mundimshme.

Mbi sipërfaqen ku është çarë veza hidhni krip të bardhë goxha sasi, lëreni të qëndroi aty për 15 minuta. Kripa do të shndërrojë vezën në formë thërrimesh që janë më të lehta për tu mbledhur.