Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Largohet nga puna punëtori më i urryer i McDonald’s (Video)

NULL NULL
12.11.2015 19:00

Punëtori i McDonald’s, i cili ka bërë shaka me një njeri të pastrehë, është shkarkuar nga puna.

Videoja e cila e ka bërë gjiron e botës, tregon se si punëtori e thërret njeriun: Hej Willie, eja këtu. E do një senduiç?

Kur i pastrehu u afrua për ta marrë atë, punëtori gjuan me ujë në drejtim të tij.

Personi që e ka gjiruar këtë moment dëgjohet duke qeshur, ndërsa njeriu i  pastrehë e pyet: Pse e bëre këtë?

Përdoruesit e rrjeteve sociale këtë akt e kanë quajtur qyqar dhe të shëmtuar.

Pas kësaj McDonald’s ka konfirmuar se punëtori në fjalë, emri i të cilit nuk është bërë publik, tani është larguar nga puna.

“Unë pres nga punëtorët e mi që t’i trajtojnë të gjithë me dinjitet dhe respekt, dhe kjo ishte e papritur. Ky individ nuk punon më në organizatën time”, ka thënë përfaqësuesi i McDonals’s Wise Finley.

https://www.youtube.com/watch?v=bfnxOlZxQfc

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.