Largohet këshilltari politik i Donald Trump NULL NULL 08.08.2015 21:25 08.08.2015 21:25 Në mediat amerikane po qarkullojnë dy versione lajmesh, i pari që Stone ka dhënë dorëheqjen dhe i dyti që është shkarkuar. Roger Stone, njëri prej këshilltarëve politikë të fushatës së Donald Trump nuk do të jetë më në krah të miliarderit kandidat për në Shtëpinë e Bardhë. Në mediat amerikane po qarkullojnë dy versione lajmesh, i pari që Stone ka dhënë dorëheqjen dhe i dyti që është shkarkuar. Largimi i tij mbërrin në një kohë kur Trump është vënë në qendër të kritikave pas komenteve të cilësuara si diskriminuese ndaj moderatores së Fox News, Megyn Kelly. Miliarderi, i pakënaqur nga pyetjet e drejtuara prej saj gjatë debatit të parë mes kandidatëve republikanë tha se “asaj po i del gjak nga sytë…po i del gjak ngado”, duke nënkuptuar menstruacionet. Ky është largimi i dytë nga stafi i Trump. Në ditët e para të gushtit miliarderi shkarkoi këshilltarin Sam Nunberg pas bërjes publike të një sërë komentesh të tij në rrjetet sociale, kundër njerëzve me ngjyrë dhe presidentit Obama. Nunberg e quan Obamën në disa postime të tij si “kenian, panarab, marksist, mysliman, socialist, islamo-fashist dhe nazist”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vuçiq s'e komenton as sot pranimin e Kosovës në Këshillin Evropian: Flas nesër 18 minuta më parë