12:55, 17 Shtator 2019

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) ka njoftuar edhe zyrtarisht se klubit të basketbollit Peja i është larguar dënimi dhe tashmë ka të drejtë të transferojë dhe regjistrojë lojtarë për edicionin e ri.

Ditë më parë dënimi i është larguar edhe klubit Bashkimi, me kusht që do t’i përmbahet marrëveshjes me FIBA-n, njofton Klan Kosova.

“Peja edicionin e ri do të rikthehet në garat e Superligës së Kosovës në basketboll dhe kjo pritet të bëjë shumë interesante garat në elitë”.

“Ndeshjen e parë do ta zhvillojë si mysafir i Ponte Prizrenit, kurse takimin e parë në shtëpi do ta zhvillojë në xhiron e tretë ndaj Sigal Prishtinës”.

“Edicioni i ri i Superligës që fillon më 28-29 shtator pritet të jetë shumë interesant, me shumë derbi dhe shumë shikues në tribuna”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë