Largohet billbordi tek xhamia e Jashar Pashës në Prishtinë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Largohet billbordi tek xhamia e Jashar Pashës në Prishtinë

NULL NULL
20/03/2018

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes nja statusi në Facebook, ka njoftuar se billbordi tek xhamia e “Jashar Pashës” është larguar, njofton Klan Kosova.

“Hiqet edhe billboardi te Xhamia e Jashar Pashes, qe pengonte pamjen te ky objekt i trashegimise kulturore”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se të gjithë billbordat që pengojnë hapësirat publike në kryeqytet, do të largohen.