Largohen 51 shtetas afganë nga Kosova (FOTO)

Largohen 51 shtetas afganë nga Kosova (FOTO)

NULL NULL
1 month më parë

Këtë të diel janë larguar edhe 51 qytetarë nga Afganistani të cilët kanë qenë të strehuar në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, por që nuk ka treguar se cili është numri i atyre që kanë lënë Kosovën.

“Sapo u përshëndetëm me 51 qytetarë afganë, të cilët i strehuam përkohësisht për disa javë në Republikën e Kosovës. Si pjesë e marrëveshjes me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ata do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre për një jetë më sigurt dhe më të mirë në SHBA”, është shprehur Sveçla, transmeton Klankosova.tv.

“Qeveria e Kosovës, bashkë me NATO-n dhe Qeverinë e SHBA-ve, do të vazhdojë bashkëpunimin edhe më tutje, për të realizuar me sukses transferimin e qytetarëve afganë nga Kosova për në vendet e tjera”.

“Jemi të përkushtuar për një shoqëri demokratike dhe që bashkë me aleatët tanë të ndihmojnë në ndërtimin e paqes dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë”.

ImageImageImage