Largimi i lythave të trajtohet në Dermatologji, këshillon dermatologia (VIDEO) NULL NULL nga Kiks Kosova 06.06.2023 22:31 nga Kiks Kosova 06.06.2023 22:31 Për rrezikun që paraqitet në rast të përdorimit të ilaçeve jo të duhura me qëllim të eliminimit të lythave dhe nishaneve, foli dermatologia e QKUK-së, Alma Koçinaj. Për KIKS-in, ajo tha se çdo qytetar që dyshon apo dëshiron që lythat apo nishanet t’i largojë nga trupi, së pari duhet të konsultohet me një dermatolog. Konsultën me dermatologun, Koçinaj e konsideron si të domosdoshme për arsye se trajtimi jo i duhur i këtyre problemeve mund të përfundojë deri melanomë, që konsiderohet si kanceri më serioz i lëkurës. Tutje, ajo shtoi se në Dermatologji kanë shumë pacientë që vijnë, të cilët si problematikë tregojnë dëmtimet që kanë marrë nga produktet e ndryshme online, problem të cilin ajo thotë se e kanë lajmëruar edhe në Inspektoratin e Shëndetësisë. Kërkesa e Koçinajt kundrejt qytetarëve është që të qëndrojnë sa më larg produkteve popullore, edhe nëse ato shiten nëpër barnatore dhe që çdo veprim ta marrin pas konsultimit me dermatologun. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.