Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Larg lodhjes duke u ushqyer

NULL NULL
31.03.2015 13:45
Këto janë ushqimet që ju mbjanë larg lodhjes, gjatë stinës së pranverës.

Ka raste kur ne dëshirojmë të bëjmë shumë aktivitete të ndryshme, por është lodhja ajo që na privon herë pas here. Është e rëndësishme që ju të përdorni produktet e duhura ushqimore që ju ndihmojnë për një shëndet më të mirë dhe çlodhës.

Dita juaj do të nisë mbarë nëse ju filloni me produktet karakteristike të stinës siç mund të jenë bishtajoret – që  ju japin energji, falë proteinave që përmbajnë.

Disa nga ushqimet pranverore që na mbajnë larg lodhjes janë:

Shpargu ka efekt pastrues, ju ndihmon që të pastroheni dhe të luftoni mbajtjen e ujit: konsumojini sa më shumë në këtë periudhë për të qenë më të lehtë.

Makaronat integrale, ju ndihmojnë që të mos ndjeni asnjë lloj bezdie në stomak, pasi ato janë të pasura me fibra dhe ju japin ndjesinë e ngopjes pa ngrënë shumë. Shmangni salcat e rënda, si për shembull ato me mish dhe shfrytëzoni perimet e stinës.

Orizi i kuq ju ndihmon me gjumin. Një pjatë në darkë në ditët më të vështira mund t’ju japë qetësinë e duhur dhe orët e gjumit që i keni të nevojshme do t’i bëni të plota e më pas do të ndiheni më mirë.

Qitro është e pasur me vitaminë C e cila në këtë periudhë periudhë tranzicioni stinor jep energji dhe lufton sëmundjet e fundit, si ftohjen dhe gripin që vijnë nga dimri. Nëse jeni mërzitur nga portokalli, provoni qitron. Një qitro në mëngjes, ose edhe lëngu i tij, janë të duhurit për ta nisur ditën mbarë.

Thjesht uji me limon (ose portokall) dhe mente (ose borzilok) është pastrues, aromatik dhe pranveror. Do t’ju ndihmojë që të keni më shumë etje për ujë gjatë ditës, ndërsa organizmit tuaj do t’i heqë të gjitha toksinat e dimrit.

Frutat e thata japin energji, ato janë vërtet kalorike, por, nga ana tjetër, këshillohet që të konsumohen çdo ditë: merrini me vete në zyrë për t’i ngrënë si një lloj vakti të vogël ose shtojani kosit për mëngjes. Në këtë mënyrë do të merrni gjithë energjitë për të cilat keni nevojë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.