Laporta thotë se De Jong s’largohet nga Barcelona, për Lewandowskin ka fjalë të mira NULL NULL 02.07.2022 22:01 02.07.2022 22:01 Presidenti Joan Laporta ka folur në lidhje me situatën e Barcelonës, në kuadër të transferimeve të mundshme, derisa ka përmendur edhe të ardhmen e Frankie De Jong. Për De Jong, ai u shkëput nga trendi i informacionit që ka qarkulluar ditët e fundit dhe, pavarësisht indikacioneve se holandezi është afër një kalimi te Manchester United, Laporta e hodhi poshtë atë. “Ne nuk kemi ndërmend ta shesim atë dhe ai dëshiron të qëndrojë. Manchester United nuk është i vetmi që e dëshiron atë”, insistoi Laporta, transmeton Klankosova.tv. Lidhur me Robert Leëandoëski, presidenti i Barcelonës pranoi se Bayern Munich nuk po ia bën të lehtë dhe falënderoi polakin që e bëri të qartë dëshirën e tij për të veshur fanellën e Blaugranës. “Leëandoëski është një lojtar i Bayernit dhe unë preferoj të qëndroj i rezervuar për këtë. E falënderojmë që dëshiron të vijë te Barcelona dhe jemi shumë të kënaqur”. shtoi Laporta. Përsa i përket Dembeles, presidenti shpjegoi se oferta e paraqitur nga klubi për të rinovuar kontratën e tij është ende e vlefshme. “Nëse ai pranon ofertën tonë financiare, ai do të qëndrojë”, tha Laporta. “Ne nuk kemi vendosur limite kohore për asgjë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 23 orë më parë