Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Laporta jep myzhde: Jemi mirë me transfere

NULL NULL
18.06.2025 20:41
Joan Laporta

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka dhënë sinjale pozitive për merkaton e verës, duke deklaruar se klubi është në gjendje të kryejë transferime sipas një rregulli financiar të La Ligës.

“Mund të bëjmë transferime normalisht dhe jemi në 1:1. Jemi shumë pranë një nënshkrimi të menjëhershëm dhe po punojmë për një tjetër lojtar,” u shpreh Laporta.

Ai shtoi gjithashtu se marrëdhëniet me La Ligën janë më fleksibile se më parë, çka i hap rrugën klubit për të qenë më aktiv në treg.

“Aktualisht kemi një marrëdhënie fleksibile me La Ligën dhe besoj se shumë shpejt do të mund të marrim transfere të reja,” theksoi presidenti blaugranas.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.