Laporta: Barcelona kurrë nuk ka blerë gjyqtarë NULL NULL 07.03.2023 22:10 07.03.2023 22:10 Presidenti Joan Laporta ka mohuar fuqishëm se Barcelona ka blerë gjyqtarë apo ka tentuar të ndikojë në vendimet e arbitrave me para. Në mungesë të konferencës së premtuar për shtyp, në të cilën presidenti ka premtuar se do të shpjegojë gjithçka lidhur me rastin Negreira, të martën ai dha disa mendime për këtë çështje, transmeton Klankosova.tv. “Ne kemi një konferencë shtypi në të cilën do të flasim për këtë çështje. Barcelona nuk ka blerë kurrë gjyqtarë dhe Barcelona nuk ka pasur kurrë qëllim të blejë gjyqtarë. Absolutisht kurrë”, tha Laporta. “Forca e fakteve bie ndesh me ata që përpiqen të ndryshojnë historinë. Ne po bëjmë mirë përsëri, asgjë nuk është rastësore. Ka një fushatë për të dëmtuar interesat e Barcelonës”. “Është një fushatë që synon të kontrollojë klubin. LaLiga nuk pranon që Barcelona të mos nënshkroi kontratën me CVC”.