10:41, 10 Maj 2019

Sot është bërë lansimi i ueb-faqes “RAPEX Kosova”, e cila do të shërbejë për raportimin e produkteve të rrezikshme në Kosovë.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i cili ka thënë se nga sot konsumatori kosovar do të jetë më i sigurt në konsumimin e produkteve që importohen në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

“Ky sistem do të zbatojë një pjesë të MSA-së dhe na bën gati për Bashkimin Europian. Produktet mund të lëvizin nga një shtet në tjetrin por ne në këtë mënyrë mund të kontrollojmë tregtimin e tyre”.

I pranishëm në këtë ngjarje ka qenë edhe Shefi i BE-së në Kosovë, Luigji Brusa, i cili po ashtu ka thënë se me lansimin e kësaj ueb-faqe, do të rritet cilësia e produkteve në Kosovë.

“Kur të vishni një kostum të bukur ju mund të thoni se jeni veshur elegant, por ju nuk mund ta dini se çfarë cilësie kanë këto rroba apo të fëmijëve tuaj të cilat mund të dëmtojnë shëndetin e tyre. Nëse vërejmë diçka të tillë në treg, atëherë ne duhet të informojmë autoritetet përkatëse”.

“Kjo ueb-faqe është një mënyrë e garantimit të shëndetit të tyre për të gjitha mallrat që importohen tek ju. RAPEX mbulon produktet si: veshmbathje, lodra, bizhuteri, produkte elektrike dhe farmaceutike. Për këto e produkte të tjera që janë gjetur vërejtje më parë, janë adresuar dhe janë ndërmarrë masa, përmes këtij sistemi në BE”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë